Ribotimi i karikaturave të profetit Muhamed/ Reagon Turqia: Makron po mbron blasfeminë

Turqia ka dënuar ribotimin e karikaturave të kontestueshme të profetit mysliman Mohamed nga gazeta satirike franceze “Charlie Hebdo”.

Ankaraja zyrtare ka kritikuar edhe presidentin francez Emanuel Makron, për “mbrojtjen e të drejtës për të blasfemuar” në mesin e tensioneve të forta midis Ankarasë dhe Parisit, raportojnë mediat e huaja.

“Ne dënojmë me forcë vendimin e gazetës Charlie Hebdo për të ribotuar karikaturat fyese për besimin tonë dhe profetin tonë,” tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme turke. Sipas tij, Makron mund të quhet “një mbrojtës i së drejtës së blasfemimit”, duke shtuar se “nuk mund të blasfemohet në emër të të drejtës të shprehjes”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Turqia shprehet se ribotimi i karikaturës së profetit Muhamed në Charlie Hobdo munjd të rrisë urrejtjen më tej ndaj të huajve dhe islamit. Islami tradicional e konsideron portretizimin e një profeti si blasfemi.

Reagimi turk vjen mes tensioneve të forta midis Ankarasë dhe Parisit rreth planeve turke për të eksploruar Detin Mesdhe, i cili besohet të jetë i pasur me naftë dhe gaz.  Greqia ka reaguar, pas përpjekjeve turke.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar Emuanuel Makron, duke thënë se po “mban anën e palës greke”.

Turqia dhe Greqia janë dakordësuar të nisin një dialog teknik me ndërmjetësimin e NATO-s, sipas raportimit të disa mediave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?