Rihapen plazhet në Greqi, qytetarët shijojnë lirinë e munguar

Në Greqi nis të shijohet ardhja e verës. Duke krijuar hapësira të gjëra me distancë dhe duke ndjekur rregullat e higjienës shteti fqinj këtë fundjavë rihapi plazhet për të mirëpritur vizitorët e parë. Greqia është një nga destinacionet më të njohura e më të frekuentuara në Mesdhe dhe duke nisur nga java tjetër bëhet gati të lehtësojë më shumë masat kufizuese duke mirëpritur vizitorët e huaj.

Turizmi përbën rreth një të pestën e ekonomisë dhe vendeve të punës, por Greqia nuk mund të përballojë një tjetër verë të humbur. Për adhuruesit e plazhit, rihapja e së shtunës në plazhet e organizuara të vendit ishte një shans për të marrë frymë lirisht pas muajsh të tërë bllokim.

Po ashtu numri i të infektuarve ka rënë dhe vijon vaksinimi i popullsisë, autoritetet kanë lehtësuar gradualisht kufizimet, duke lejuar në fillim të javës hapjen e bareve dhe restoranteve. Nga 15 maji shteti fqinj bëhet gati të mirëpres edhe turistët e huaj.

SHKARKO APP