Rikthehen tensionet në Gaza, vritet një ushtar izraelit dhe 6 palestinezë
Një ushtar izraelit u vra të dielën në një shkëmbim zjarri gjatë një operacioni të forcave të armatosura izraelite në Rripin e Gazës, enklavën e kontrolluar nga lëvizja islamike Hamas.
Autoritetet izraelite përme një deklarate thanë se “një oficer u vra dhe një tjetër u plagos lehtë”.
Në shkëmbimin e zjarrit midis ushtarëve izraelitë dhe luftëtarëve të armatosur të Hamasit u vranë të paktën gjashtë palestinezë, tha më herët zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës.
Episodi kërcënon të çojë në një ringjallje të re të tensionit, pas një marrëveshjeje të kohëve të fundit që ndihmoi në rivendosjen pjesërisht të qetësisë.
KOHA JONË SONDAZH

