Rikthehet frika, Pekini mbyll tregun më të madh ushqimor, pas zbulimit të rasteve të reja me koronavirus

Tregu më i madh ushqimor në Pekin është mbyllur nga autoritetet pas zbulimit të një numri rastesh me COVID-19 mes punëtorëve të tij.

Tregu ‘Xinfadi’, në kryeqytetin e Kinës, i cili ka 4000 qiramarrës, u mbyll të shtunën, pas zbulimit të 11 rasteve në 24 orët e fundit. Ato përbëjnë rastet e para të konfirmuara zyrtarisht në Pekin në 50 ditë.

Tregu dhe rrethina e tij do të dezinfektohen, tha agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua. Sipas mediave të huaja në muajt e fundit, shumica e rasteve të Kinës ishin nga jashtë, ndërsa shpërthimi i fundit nga brenda ka bërë që zyrtarët e Pekinit të pezullojnë kthimin e nxënësve në shkolla fillore dhe anulimin e ngjarjeve sportive.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Xinfadi’ është tregu kryesor me shumicë i frutave, perimeve dhe mishit në Pekin. Ai me 112 hektarët e tij, 1 500 punëtorë, 4,000 qiramarrës dhe furnizon 90% të frutave dhe perimeve të konsumuara në Pekin, 80% të mishit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjithë njerëzit që kanë qenë në kontakt me tregun ose ata që kanë punuar atje që nga 30 maj do të bëjnë tamponin”- tha Gao Xiaojun, një zëdhënës i Komisionit të Shëndetit të Pekinit.

Kina ishte burimi i shpërthimit të COVID-19, që u përhap me shpejtësi në të gjithë botën duke vrarë më shumë se 425.000 njerëz dhe duke infektuar miliona të tjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?