Rikthehet frikshëm Covid-19, janë 2.8 milionë raste të reja dhe 13 mijë vdekje për 7 ditë

2.8 milionë raste të reja janë shënuar nga Covid-19 dhe më shumë se 13,000 vdekje u raportuan në mbarë botën gjatë javës 9-15 janar. Në 28 ditët e fundit janë shënuar 13 milionë raste dhe gati 53 mijë vdekje.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë deri më 15 janar 2023, ka pasur mbi 662 milionë raste me Covid-19 dhe mbi 6.7 milionë vdekje.

Numri i rasteve të reja javore të raportuara u rrit vetëm në rajonin e Mesdheut Lindor të OBSH-së ndërsa u ul ose mbeti i qëndrueshëm në Afrikë, Evropë, Azinë Juglindore, Amerikë.

Në mbarë botën, numri më i lartë i rasteve të reja javore u raportua nga Japonia me 1,025,321 raste të reja, Shtetet e Bashkuara me 415,864 dhe Republika e Koresë me 286,291.

SHKARKO APP