Rikthehet në funksion Fontana di Trevi në Romë

Uji ka nisur të bie përsëri nga fontana e famshme Trevi në Romë, e cila ka qenë në rinovim për plot 17 muaj. Fontana, gati 300 vjet e vjetër, vizitohet nga miliona turistë çdo vit. Por, gjendja e dobët strukturore ka nisur të ekspozohet në vitin 2012, kur pjesë të fontanës kanë nisur të bien, si pasojë e një dimri të ashpër.

Fontana është bërë e njohur në vitin 1960, pas publikimit të filmit La Dolce Vita. Momenti kur aktorja Anita Ekberg çan përmes fontanës Trevi, me fustan dekolte, konsiderohet si një nga imazhet ikonë të kinematografisë në shekullin 20.

SHKARKO APP