Rikthimi i epidemisë? Ekspertët kinezë: Jo

Në Wuhan, aty ku u shfaq për të herë Covid-19, vjen një tjetër lajm. Drejtori i një spitali atje, që luftoi virusin thotë se ai beson se nuk thuajse asnjë shans që të ketë një rikthim në shkallë të gjerë të epidemisë por paralajmëron për shpërthime të vogla dhe sporadike. Kurse zyrtarët në vend thonë se Wuhani mund të kthehet tërësisht në normalitet muajin e ardhshëm, pasi rastet tani kanë rënë në mënyrë drastike.

”Mund të ketë raste sporadike të virusit në vijim dhe mund të ketë edhe ndonjë shpërthim të vogël, të lokalizuar, që mund të përhapet në një shkallë nga 10 deri në 20 persona, brenda një kompanie apo një institucioni. Unë mendoj se nuk ka asnjë shans për një shpërthim në shkallë të gjerë”.

Ai thotë se e ka këtë besim, për shkak të masave të ndërmarra. Tani në Wuhan jeta ka rifilluar por qyteti nuk është kthyer plotësisht në gjendjen në të cilën ishte para epidemisë. Do të duhet ende kohë për këtë thonë zyrtarët, që sidoqoftë mbeten optimistë.

SHKARKO APP