Rindizet frika për Covid-19, bota merr masa ndaj shtetasve kinezë
Edhe pse u shfaq në 2019, dhe mbërtheu botën për 2 vite, duket se sërish Covid-19 do të kthehet në problem gobal. Kina reagoi ndaj kufizimeve për shtetasit e saj nga disa vende të botës, teksa numri i të prekurve me Covid-19 vijon të rritet në vend. Sipas Ministrisë Jashtme, kufizimet e hyrjes janë të paarsyeshme dhe kanë mungesë të bazës shkencore.
“Ne jemi kundër përpjekjeve për të manipuluar masat e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë për qëllime politike dhe do të marrim masat përkatëse në situata të ndryshme sipas parimit të reciprocitetit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Mao Ning, në një konferencë të rregullt për lajmet në Pekin.
Shtetet e Bashkuara, Franca, Australia dhe disa vende te tjera kërkojnë teste Covidi për udhëtarët nga Kina. Të mërkurën pritet një takim i Bashkimit Europian për një vendim të përbashkët për sa i përket situatës në Kinë.