Rinis jeta në Wuhan, hapen pjesërisht metrotë dhe bizneset
Aty ku u shfaq virusi vdekjeprurës, po ndodh mrekullia. Në Wuhan të Kinës, është hapur pjesërisht pas më shumë se dy muajsh izolim. Turma pasagjerësh u filmuan teksa arrinin në stacionin kryesor të trenave.
Mediet e huaja shkruajnë se njerëzit atje lejohen që të hyjnë në qytet por jo të largohen. “Ka kaluar shumë kohë që prej herës së fundit kur isha në Wuhan. Për shkak të vendit nga vinim, ne, banorët e provinces Hubei, u përballëm me shumë diskriminim. Shpresoj që njerëzit të mos trjatojnë popullin e Hubeit si virus”.
Nga ana tjetër, Wuhani është kryeqytet i provincës Hubei dhe aty u shënuan më shumë se 50 mijë raste me koronavirus. Numri i viktimave në këtë zonë është tepër i lartë, 3 000 persona humbën jetën nga Covid-19. Numri i të infektuarve është ulur ndjeshëm në Kinë. 54 raste të reja u raportuan në 24 orët e fundit, të gjithë të ardhur nga jashtë.