Rinumërimi i kërkuar nga Trump, rrit avantazhin e Biden
Asnjë nga pretendimet e Presidentit aktual të SHBA-së, Donald Trump për mashtrim zgjedhor apo parregullësi në zgjedhje nuk po verifikohet.
Të premten ka përfunduar dhe procesi i rinumërimit të votave në një nga rajonet më të mëdha të Winsconsit, i kërkuar nga stafi i Trump, dhe rezultatët kanë nxjerrë një rritje të numrit të votave për Joe Biden.
Fushata e Trump kishte kërkuar rinumërim të votave në dy rajone të mëdha të Winsconsin, pasi presidenti e humbi ketë shtet për një diferencë prej 20 mijë votash. I gjithë ky proces rinumërimi do t’i kushtojë fushatës së Trump dhe 3 milionë dollarë të tjerë.