Risi/ Të moshuarit dhe të sëmurët në Turqi votuan në shtëpitë e tyre

Njerëzit e moshuar dhe të sëmurë, të cilët nuk ishin në gjendje për të shkuar në vendvotime patën mundësinë të votojnë në shtëpi për herë të parë në historinë politike të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Votuesit duhej të dorëzonin një raport mjekësor ku theksoheshin arsyet e pamundësisë për të shkuar në qendrat e votimit.

Në dhomën e votuesve vendoset një kabinë votimi, duke mundësuar privatësi të plotë në ushtrimin e të drejtës së votimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në provincën Zonguldak në rajonin e Detit të Zi, Hatice Oral 55 vjece, e cila është aftësi të kufizuara që nga lindja, përdori kabinën private të votimit për të përmbushur obligimin qytetar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo thjeshton gjërat për ne”, tha nga ana tjetër Reçep Sengec 72 vjec, i cili vuan nga distrofia muskulare. Ai përdori kabinën private në provincën veriperëndimore Sakarya.

Në krahinën veriperëndimore Kocaeli, Fatma Buyukgol, 90 vjeçare, e cila është e palëvizshme, gjithashtu shfyrtëzoi votën e saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?