Rrëfimi – Autori i sulmit në Stamboll: ISIS me tha të sulmoja sheshin Taksim
Personi i dyshuar për sulmin terrorist në lokalin e natës Reina në Stamboll ka rrëfyer se zgjedhja e këtij lokali për ta sulmuar ka qenë rastësore.
Abdulgadir Masharipov tha se i ashtuquajturi Shteti Islamik (ISIS) fillimisht i tha atij për të sulmuar një zonë në sheshin Taksim. Sipas gazetës Hurriyet, ai ishte detyruar të ndryshonte objektivin për shkak të sigurisë në atë zonë të Stambollit.
Ai tha se udhëzimet kishin ardhur nga Raqqa, një fortesë në Siri.
“Unë kam ardhur në Taksim në prag të vitit të ri, por masat e sigurisë ishin shumë të forta dhe nuk ishte e mundur që të kryhej sulmi”, shkruan BBC, citohet të ketë thënë Masharipov .
“Më pas është dhënë udhëzimi për të kërkuar për një tjetër objektiv të ri në këtë zonë. Reina dukej më i përshtatshëm për sulmin. Nuk dukej si kishte shumë masa sigurie” ka vijuar më tej rrëfimin autori.
BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë raportin e Hurriyet, e cila nuk ka shpjeguar se si arriti të marrë intervistën e sulmuesit në polici.
Uzbeku Abdulgadir Masharipov u kap nga policia turke ditën e hënë.
KOHA JONË SONDAZH

