Rrëfimi i pabesueshëm, 6-vjeçari përfundon në spital me 14 magnete në stomak
6 vjeçari Mikah Arvidson kishte qenë shumë e emocionuar për ardhjen e Halloween gjatë muajit të kaluar, ai mezi priste të vishte kostumin e tij dhe të shkonte derë më derë për ëmbëlsira.
Por, në natën e Halloween-it, gjashtëvjeçari filloi të ankohej se nuk ndihej mirë dhe nuk donte të shkonte më për ëmbëlsira.
Prindërit e tij, Blake dhe Aubrey, menduan se djali i tyre do kishte ndonjë grip të sezonit, por pas tre ditëve me të vjellave të vazhdueshme dhe dhimbje barku, ata çuna me urgjencë në spital.
Për habinë e tyre dhe të prindërve, mjekët zbuluan në stomakun e djalit të vogël plot 14 magnete të vegjël. Ata ndodheshin brenda zorrëve dhe po rridhnin një lëng në stomakun e tij.
Pasi u zulua, Mikah, u tha prindërve të tij se ai kishte qenë duke luajtur fshehurazi me lodrën e vëllait, por kur ai hyri në dhomë, ai nxitoi t’i fshehte në gojë, pa i përfillur.
Dy javë më vonë, 6-vjeçari mbetet i shtruar në spital i kufizuar nga ngrënia ose pirja dhe deri më tani iu është nënshtruar tri operacione pasi mjekët punojnë për të riparuar dëmin.
KOHA JONË SONDAZH

