Rrëshqet në tualet dhe vret kokën, presidenti i Brazilit dërgohet me urgjencë në spital

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro është rrëzuar aksidentalisht në tualetin e rezidencës së tij. Ai ka marrë lëndime në kokë nga rrëshqitja dhe është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas mediave braziliane, momentalisht ai është nën vëzhgimin e mjekëve, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kujtojmë se 64-vjeçari shtatorin e kaluar ishte në një gjendje shëndetësore mjaft kritike për jetën, pasi sulmit me thikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?