Rreth 30 mijë raste të reja/ 208 viktima nga Covid-19 në Itali

The intensive care unit of the COVID-19 hospital of Casal Palocco during the second wave of the Covid-19 Coronavirus pandemic, in Rome, Italy, 27 October 2020. ANSA/EMANUELE VALERI

Publikohet buletini i të dhënave mbi Covid-19 në Itali për ditën e sotme.

Siç raporton Mbrojtja Civile Italiane, në 24 orët e fundit janë kryer 183 mijë tamponë, ndërsa janë regjistruar 29907 raste të reja infektimi dhe 208 viktima.

Kujtojmë se një ditë më parë, shteti përtej Adriatikut regjistroi 297 të vdekur nga virusi.

Dita e sotme ka shënuar dhe 2954 të shëruar më shumë duke e cuar numrin e përgjithshëm të tyre në 292 380.

Lombardia vijon të jetë edhe rajoni më i prekur. Në 24 orët e fundit ky rajon ka shënuar 8607 të infektuar. Më pas vjen Campania 3860, Piemonte 2024, Veneto 2300 të infektuar, Lazio 2351, Toskana 2379 etj.

Në repartet e terapisë intesive janë shënuar 96 pacientë më shumë se nëj ditë më parë duke e cuar numrin e tyre në 1939.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i infektimeve që nga nisja e pandemisë arrin në 709,335 qytetarë, ndërsa ai i viktimave në 38,826 persona, raporton Ora News.

Gjatë ditës së sotme kryeministri italian ka zhvilluar konsultime e takime me drejtues të rajoneve e zërat mediatikë italianë flasin se masa të reja shtrënguese anticovid po përgatiten të aplikohen në të gjithë territorin kombëtar.

Por deri më tani qeveria Conte nuk ka shpërndarë asnjë informacion zyrtar,raporton gazetarja e RTV Ora në Itali Alba Kepi.

Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe analiza e komitetit tekniko-shkencor pranë qeverisë italiane prezantoi një panoramë kritike epidemike në nivel kombëtar që në shumë rajone po bëhet e pakontrollueshme si nga shërbimet shëndetësore dhe nga ato territoriale.

Në çdo 100 mijë banorë rezultojnë mbi 278 pacientë të infektuar.

SHKARKO APP