Rreth 600 persona pritet të kalojnë kufirin Rafah; Ja se cilët kanë prioritet…

Burimet për BBC kanë raportuar për një listë të re dhe të përditësuar të njerëzve për t’u larguar nga Gaza përmes kalimit Rafah.

Lista e personave që kanë pasaporta të huaja dhe atyre me dy shtetësi – numërohet për 600 gjithsej. Rreth 400 janë njerëz që kanë nënshtetësi amerikane. Ka gjithashtu shpresa për evakuimin e palestinezëve të plagosur më rëndë për trajtim mjekësor në një spital të ri fushor në Egjipt.

Sugjerimi është që me kalimin e ditëve, më shumë njerëz me pasaporta të huaja do të mund të kalojnë nga Gaza.

Por në fakt më shumë se dy milionë njerëz jetojnë atje dhe shumica e tyre që janë nën bombardime të vazhdueshme gjatë kësaj lufte nuk mund të zgjedhin të largohen.

Numri i njerëzve që mund të dalin nga Gaza është vetëm një pjesë shumë e vogël e totalit të përgjithshëm që ndodhen atje për momentin.

SHKARKO APP