Rrezik atentatesh. Politikanët që kanë shkuar në Rusi, nuk janë kthyer duarbosh

Lufta në Ukrainë dhe kërcënimet e Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore, ka bërë që edhe në Gjermani të ”shpërthejë” alarmi.

Shërbimet Sekrete të Gjermanisë flasin për rrezik të “atentateve politike”, të cilat mund të urdhërohen nga Moska. “Spiunët rusë të pranishëm në Gjermani mund të aktivizohen dhe të bëhen të rrezikshëm për disidentët dhe politikanët”, tha Thomas Haldenwang, kryetar i inteligjencës së brendshme.

Ai shtoi se “nga rivaliteti sistematik është kaluar në një konflikt të hapur”. Po ashtu theksohet edhe se politikanë gjermanë të partive të ndryshme që kanë shkuar në Moskë në të kaluarën, nuk janë kthyer duarbosh, konfirmoi numri një i inteligjencës së brendshme. Përgjatë viteve të fundit, Gjermania ka qenë vazhdimisht teatër i sulmeve nga Rusia.

SHKARKO APP