Rrëzimi i avionit rus, ISIS merr përgjegjësinë

 

Një grup militant i lidhur me Shtetin Islamik në Egjipt ka pranuar përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit me pasagjerë rus, që fluturonte drejt Shën Petersburgut.

Burime egjiptiane të sigurisë kanë thënë se hetimet e hershme kanë sugjeruar se aeroplani ishte rrëzuar për shkak të një defekti teknik, shkruan Reuters.

“Luftëtarët e Shtetit Islamik ishin në gjendje që të rrëzojnë një aeroplan rus mbi provincën e Sinait, që mbante rreth 220 kryqtarë rusë. Ata u vranë të gjithë, faleminderit Zotit”, thuhet në deklaratën e këtij grupi në Twitter.

Përgjegjësinë për këtë sulm grupi e ka konfirmuar gjithashtu është konfirmuar edhe përmes ueb faqes së internetit Aamaq, e cila vepron si një agjenci e lajmeve për Shtetin Islamik.

SHKARKO APP