Rrëzohet avioni rus me ushtarë ukrainas të marrë peng, të paktën 65 viktima

Një aeroplan transporti ushtarak rus Ilyushin-76 është rrëzuar në rajonin jugor të Belgorodit në kufi me Ukrainën.

Të paktën 65 persona të burgosur lufte ukrainas mbetën të vdekur, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, sipas BBC.

Agjencia e lajmeve Ria Novosti tha se në bord ishin nëntë persona të tjerë, përfshirë gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov tha se ai ishte në dijeni të një “incidenti” por nuk dha detaje të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Videoja e shpërndarë në mediat sociale tregoi një aeroplan duke u rrëzuar pranë fshatit Yablonovo i ndjekur nga një shpërthim, rreth orës 11:00 me orën lokale (08:00 GMT).

Zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov tha se Kremlini ishte në dijeni të përplasjes, por nuk pranoi të tregonte detaje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?