FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrëzohet helikopteri me turistë në Rusi. Pas rënies u zhyt në 100 metra thellësi në liqen. Zhduken 7 persona, mbijetojnë 9

Nëntë persona janë gjetur të gjallë pas rrëzimit të një helikopteri në Gadishullin Kamçatka të Rusisë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ekipet janë duke i kërkuar edhe shtatë personat tjerë që gjendeshin në bordin e helikopterit, të cilët rezultojnë të zhdukur.

Ministria e Emergjencave e Rusisë tha se në bordin e helikopterit ishin 13 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit..

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtatë nga të mbijetuarit ishin pasagjerë dhe dy ishin anëtarë të ekuipazhit, sipas Reuters.

Swiss Digital Mobile Reklama

Helikopteri Mi-8 ishte me turistë nga Moska dhe Shën Petersburgu, ndërsa helikopteri është zhytur në një thellësi prej 100 metrash në një liqen.

Gadishulli Kamçatka është mbi 6.000 kilometra në lindje të Moskës dhe është i popullarizuar në mesin e turistëve për peisazhin dhe natyrën e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?