Rrëzohet helikopteri ushtarak, vdes piloti
Rrëzohet në Bregun e Fildishtë një helikopter ushtarak francez, teksa ishte duke zhvilluar një mision trajnues, raporton “Washington Post”.
Sipas mediave amerikane, kjo ndodhi rreth 20 kilometra në lindje të qytetit të Abidjan-it, e thuhet se viktime ka mbetur piloti dhe një anëtar i ekuipazhit ndodhet në gjendje të rëndë shendetesore.
Të dy ata ndodheshin në bord dhe u dërguan menjehere të plagosur në bazën ushtarake franceze, por piloti nuk ia doli të mbijetojë, ndërsa personi tjetër u dërgua në Francë për ndihmë të specializuar mjekësore.
Shkaqet e rrëzimit të helikopterit nuk dihen ende. Sakaq raportohet se po kryhet një hetim i thelluar për këtë rast.
KOHA JONË SONDAZH

