Rrëzoi pas 12 vitesh Netanyahun, kryeministri i ri i Izraelit: Do e bashkoj kombin

Kryeministri i ri i Izraelit dhe ish-aleati i Netanyahut, Naftali Bennett është zotuar se do të bashkojë kombin duke punuar në qeveri.

Bennett në fjalimin e tij të parë tha se qeveria e unitetit do të punojë për njerëzit teksa ka paralajmëruar  të vetët që mos festojnë sot mbi dhimbjen e të tjerëve.

I konsideruar si ‘ultranacionalisti’ në Izrael, Bennett do të drejtojë qeverinë e krijuar nga koalicioni opozitar deri në shtator 2023 dhe më pas do ia dorëzojë postin e kryeministrin aleatit Yair Lapid.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata së bashku i dhanë fund epokës 12-vjeçare të Netanyahut, por ky i fundit në fjalimin e ‘lamtumirës’ si kryeministër premtoi se do të bëjë opozitë të fortë dhe paralajmëroi se do të rikthehet pasi qeveria e re do të rrëzohet më shpejt nga çfarë është menduar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?