Rriten tensionet midis dy ekonomive më të mëdha në botë

Shtetet e Bashkuara e kanë emëruar zyrtarisht Kinën si një “manipuluese të monedhave”, një masë e cila do të intensifikojë tensionet midis dy ekonomive më të mëdha në botë. Njoftimi nga Departamenti i Thesarit të SHBA-së, pason një rënie të mprehtë të vlerës së juanit kinez kundrejt dollarit.
Javën e kaluar, Kina u zotua se do të hakmerret pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do të vendosë tarifa shtesë ndaj importeve kineze.
Departamenti i Thesarit përcakton manipulimin e monedhës, kur vendet ndikojnë qëllimisht në kursin e këmbimit midis monedhës së tyre dhe dollarit amerikan, për të fituar “avantazh konkurrues të padrejtë në tregtinë ndërkombëtare”.
Një juan më i dobët i bën eksportet kineze më konkurruese, ose më të lira për tu blerë me valutat e huaja.
Të hënën, Banka Popullore e Kinës tha që rënia e juanit ishte nxitur nga “masat e njëanshme dhe vendosja e rritjes së tarifave ndaj Kinës”.
Qeveria amerikane tha që Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, tani do të angazhohet me Fondin Monetar Ndërkombëtar “për të eleminuar avantazhin e padrejtë konkurrues të krijuar nga veprimet e fundit të Kinës”.
Vendimi tronditi investitorët, dhe indekset kryesore të tregut të aksioneve të Wall Street regjistruan ditën e tyre më të keqe të tregtimit për vitin 2019.
Tregjet e Azisë gjithashtu raportuan rënie në tregun e aksioneve

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?