Rritet bilanci nga virusi kinez/2,920 viktima dhe 85.179 të infektuar

Virusi kinez vijon të përhapet në të gjithë botën. Deri më tani numri i viktimave shkon në 2,920, ndërsa 85.179 persona të tjerë janë konfirmuar të infektuar deri tani në shkallë globale. Virusi vdekjeprurës i Ëuhanit ka ulur ritmet e veta në Kinë, teksa brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar 47 vdekje dhe 427 raste të reja të infektuarish. Nga ana tjetër, vijon përhapja e tij në botë ku rastet e fundit janë regjistruar në Holland, Zelanda e Re, Nigeri dhe Monako. 591 raste të reja, janë konfirmuar në Kore, duke e çuar numrin e të infektuarve në 2.931, si dhe 16 viktima. Situata vijon të vështirësohet edhe në Itali, ku sipas të dhënave nga Buletini i Mbrojtjes Civile ka arritur në 821 numri i të infektuarve, teksa 21 janë viktima dhe 46 të rikuperuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?