FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rritet bilanci tragjik në Venezuelë, mbi 1,400 viktima nga tërmetet shkatërruese

Bilanci i viktimave nga tërmetet e forta që goditën Venezuelën vazhdon të rëndohet. Sipas të dhënave më të fundit të bëra publike nga presidenti i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodríguez, numri i të vdekurve ka arritur në të paktën 1,430 persona.

Autoritetet raportojnë gjithashtu se 3,238 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa 3,142 familje kanë humbur banesat e tyre si pasojë e shembjes së ndërtesave dhe dëmeve të mëdha të shkaktuara nga lëkundjet sizmike.

Rodríguez bëri të ditur se situata mbetet kritike, pasi vendi është goditur nga të paktën 430 pasgoditje që nga dy tërmetet kryesore të së mërkurës, duke vështirësuar operacionet e kërkim-shpëtimit dhe duke shtuar frikën te banorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekipet e emergjencës vijojnë punën në zonat më të prekura për të gjetur të mbijetuar dhe për t’u ardhur në ndihmë mijëra familjeve të mbetura pa strehë, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se bilanci i viktimave mund të rritet edhe më tej në orët dhe ditët në vijim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 13246 (68.2%)
Jo 4832 (24.9%)
Nuk e di 1353 (7%)

Vota totale: 19431