Rritet çmimi i benzinës, shpërthejnë protestat në Iran
Protestat kanë nisur në të gjithë Iranin pas rritjes së papritur të çmimit të benzinës. Diçka e tillë ndodhi sepse autoritetet kanë reduktuar në masë subvencionimet për shkak të sanksioneve të vendosura nga SHBA, të cilat mesa duket kanë ndikuar negativisht në ekonominë e Iranit.
Sipas qeverisë të premten çmimi i benzinës është rritur me 50%. Shoferëve u lejohet të blejnë vetëm 60 litra benzinë në muaj. Ndërkohë një litër arrin çmimin e 0.13 dollarë dhe për çdo sasi shtesë kjo tarifë do të dyfishohet.
Më parë shoferët mund të blinin 250 litra në muaj dhe 1 litër kushtonte më pak se 0.13 Dollarë, por gjithçka ndryshoi si pasojë e sanksioneve të rënda amerikane.
Në të gjithë Iranin kanë nisur protestat e dhunshme, ndërkohë që protestuesit kanë sulmuar një depo karburanti duke u përpjekur t’i vendosin flakën është dashur ndërhyrja e policisë në mënyrë që të shpërndahen.