Rritet çmimi i benzinës, shpërthejnë protestat në Iran

Protestat kanë nisur në të gjithë Iranin pas rritjes së papritur të çmimit të benzinës. Diçka e tillë ndodhi sepse autoritetet kanë reduktuar në masë subvencionimet për shkak të sanksioneve të vendosura nga SHBA, të cilat mesa duket kanë ndikuar negativisht në ekonominë e Iranit.

Sipas qeverisë të premten çmimi i benzinës është rritur me 50%. Shoferëve u lejohet të blejnë vetëm 60 litra benzinë në muaj. Ndërkohë një litër arrin çmimin  e 0.13 dollarë dhe për çdo sasi shtesë kjo tarifë do të dyfishohet.

Më parë shoferët mund të blinin 250 litra në muaj dhe 1 litër kushtonte më pak se 0.13 Dollarë, por gjithçka ndryshoi si pasojë e sanksioneve të rënda amerikane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të gjithë Iranin kanë nisur protestat e dhunshme, ndërkohë që protestuesit kanë sulmuar një depo karburanti duke u përpjekur t’i vendosin flakën është dashur ndërhyrja e policisë në mënyrë që të shpërndahen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?