Rritet numri i viktimave dhe të infektuarve me koronavirus në Itali
Në 24 orët e fundit në Itali është rritur numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Itali.
Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet e shëndetit në vend, të enjten janë regjistruar 67 viktima më shumë, krahasuar me një ditë më parë. Brenda 24 orëve, në shtetin fqinj humbën jetën 262 persona, ndërsa bilanci total i viktimave rritet në 31,368.
Po ashtu, është rritur edhe numri i të infektuarve me koronavirus, pasi vendi ka regjistruar edhe 992 raste të reja me Covid-19. Pra, të enjten u regjistruan 104 të prekur më shumë, krahasuar me një ditë më parë. Në total, numri i të infektuarve rritet në 223,096.
Që nga fillimi i epidemisë e deri më tani, janë shëruar nga koronavirusi 115, 288 persona.