Rritet numri i viktimave në Itali, 649 të vdekur e 15 378 të infektuar në 24 orë
Rritet numri i viktimave nga Covid në Itali.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 649 viktima e 15 378 të infektuar.
Ndërkohë janë bërë 135 106 tamponë dhe 11.38% është koeficienti i pozitiviteti në tamponët e kryer.
Numri total i personave që janë aktivë me Covid në Itali është 569 161.
Ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave Covid ka arritur në 76 329.
Te infektuarit ne Itali janë deri me sot 2 181 619 persona.
Ndërsa ata që ja kanë dalë të fitojnë betejën me Covid janë 1 536 129 persona.