Rritet sërish frika nga koronavirusi në Kinë, 16 raste të reja të importuara

Rritet sërish frika në Kinë për sa i përket rasteve të reja me koronavirus të importuara nga jashtë shtetit.

Në Kinë janë shënuar 20 raste të reja me COVID-19 ditën e shtunë, 4 prej të cilëve në epiqendrën e epidemisë në Wuan dhe 16 raste të importuara nga jashtë shtetit shkruan Tgcom24.

Ndërsa personat që kanë ndërruar jetë janë 10 dhe të gjithë dje në provincën e Hubeit. Ndërsa 1370 persona të tjerë në Kinë janë shënuar dhe kanë lënë spitalin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri tani që prej nisjes së epidemisë në Kinë kanë ndërruar jetë 3185.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?