Rritet zemërimi ndaj shtetit, mijëra persona dalin në shesh

Vijon të rritet zemërimi ndaj presidentit Bolsonaro, për mënyrën se si reagoi ndaj pandemisë së Covid-19 dhe si e menaxhoi atë në vijim. Mijëra brazilianë kanë dalë në rrugë në mbarë vendin për të kërkuar dorëheqjen e presidentit të tyre në lidhje me një skandal, sipas të cilit ai kishte dijeni për një tentativë korrupsioni për blerjen e vaksinave, por nuk reagoi.

Protestuesit tashmë janë të sigurt në kërkesat e tyre dhe ky mobilizim vijon prej 3 ditësh. Vetëm 13 për qind e brazilianëve janë vaksinuar plotësisht dhe epidemiologët paralajmërojnë se me ardhjen e dimrit në hemisferën jugore dhe qarkullimin e varianteve të reja, vdekjet do të vijojnë të rriten.

Bolsonaro minimizoi në mënyrë të përsëritur pandeminë në fazat e saj fillestare dhe sabotoi përpjekjet për të zbatuar distancimin shoqëror ose bllokimet. Senati i Brazilit po kryen një hetim mbi trajtimin e pandemisë nga qeveria Bolsonaro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?