Rritja e naftës ndez debat, Trump mesazh amerikanëve: Nuk kërkoj falje
Presidenti amerikan, Donald Trump u ka kërkuar qytetarëve të pranojnë rritjen e çmimeve të karburantit, duke e cilësuar atë si një kosto të nevojshme të luftës kundër Iranit.
Deklaratat e tij vijnë ndërsa trafiku i anijeve-cisternë në Ngushticën e Hormuzit mbetet i paralizuar, duke rritur presionin mbi çmimet e naftës.
Trump tha se amerikanët duhet ta shohin çmimin më të lartë të benzinës si një sakrificë për të penguar Iranin të sigurojë armë bërthamore. Ai gjithashtu mbrojti politikat e tij, duke thënë se në shumë shtete çmimi i karburantit kishte zbritur më parë nën 2 dollarë për gallon.
Sipas Trump, SHBA po bën “një shërbim të madh për botën” dhe ai vlerësoi ushtrinë amerikane dhe bllokadën ndaj Iranit.
KOHA JONË SONDAZH

