Rritja e rasteve, të rinjtë në Selanik tubim pa maska dhe pa distancë kundër mbylljes totale
Shumë qytetarë kanë dalë në protestë në rrugët e Selanikut për të kundërshtuar masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ata u grumbulluan gjatë thirrjeve në internet. Ata u mblodhën në sheshin e Kullës së Bardhë, ndërsa sipas medias greke shumica e tyre nuk mbanin maskë mbrojtëse dhe nuk kishin distancë nga njëri-tjetri.
Nisur nga situata e rënduar epidemiologjike, Selaniku dhe Serres-i në Greqi do të mbyllen duke nisur nga nesër. Dalja nga shtëpia do të lejohet vetëm me anë të një autorizimi me SMS dhe kryesisht vetëm për arsye sigurie.
Shtetrrethimi do të jetë në fuqi nga ora 21.00 deri në 05.00 të mëngjesit. Të dy zonat futen në “zonën gri”, veçmas nga zonat e mbikëqyrjes dhe alarmit.