Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 09:45 Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe Radio “Europa e Lirë” në një artikull kryesor analizon se kush janë ata që po kryejnë veprime dhune në disa vende europiane. Me tej…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rritja e tensioneve Greqi-Turqi, luftanija amerikane në Kretë

Bota E premte, 21 Gusht 2020 17:57
Rritja e tensioneve Greqi-Turqi, luftanija amerikane në Kretë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Anija e madhe luftarake amerikane, “USS Hershel Woody Williams”, ka mbërritur në ishullin grek të Kretës ndërsa tensionet përshkallëzohen mes aleatëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë mbi të drejtat e shfrytëzimit të burimeve energjetike në Mesdheun lindor. Prania e luftanijes amerikane pason përplasjen e një anijeje ushtarake turke e cila mbronte një anije eksplorimi që Ankaraja e dërgoi në rajon për të bërë kërkime për naftë dhe gaz, me një luftanije greke, duke shkallëzuar krizën detare mes dy vendeve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Arritja e luftanijes amerikane gjithashtu pason dislokimin e forcave ushtarake të Francsë në rajon, duke i ofruar ndihmë ushtarake Greqisë gjatë krizës, një angazhim aktiv që Flota e 6-të e Marinës amerikane thotë se është duke e shmangur për momentin. “Ne nuk po marrim pjesë në këtë përballje dhe “USS Hershel Woody Williams” nuk është dërguar për të ndërhyrë”, i tha Zërit të Amerikës Kyle Raines, atashe për shtypin i Flotës së Gjashtë të Shteteve të Bashkuara. Ai tha se dërgimi i luftanijes në Gjirin e Sudas në Kretë ishte “i planifikuar”. Megjithatë, nëse situata mes dy aleatëve të NATO-së përkeqësohet dhe zyrtarët në Uashington vendosin të veprojnë, anija mund të ndërhyjë për të zgjidhur mosmarrëveshjet. “USS Hershel Woody Williams është shumë elastike dhe mund të përdoret në një gamë të gjerë operacionesh ushtarake në mbështetje të detyrave kombëtare,” tha zëdhënësi Raines.

Mund t'ju interesojë

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Para 2 orësh
Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Para 2 orësh
Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Para 2 orësh

Ekspertët e përshkruajnë luftanijen “USS Hershel Woody Williams” si një bazë ushtarake lundruese, e dyta e një brezi të ri anijesh të mëdha që Marina amerikane tani po i përdor si qendra transporti dhe mbështetjeje të shpejtë për operacionet ushtarake. Që nga incidenti detar i 12 gushtit, Presidenti turk Recep Tajip Erdogan ka kërcënuar të përdorë forcën kundër çdo përpjekjeje greke për të bllokuar anijen eksploruese turke, “Oruc Reis” dhe pesë luftanijet e tjera që e shoqërojnë atë. “Nëse kjo vazhdon,” paralajmëroi ai ditët e fundit, “ne do të hakmerremi. Ne nuk do të braktisim asnjë anëtar të farefisit tonë, gjallë a vdekur”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Qeveria Greke e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka bërë përpjekje javët e fundit për të bindur partnerët e saj të Bashkimit Evropian që të ndërmarrë sanksione ndaj Turqisë. Ajo gjithashtu i është ankuar NATO-s për mbajtjen e distancës së barabartë ndaj antagonistëve rajonalë. Rritja e numrit të luftanijeve në Mesdheun lindor, përfshirë edhe ardhjen e një luftanijeje ruse, ka shqetësuar ekspertët në Greqi. Disa anije luftarake greke dhe turke janë dislokuar në rajon që kur Presidenti Recep Tajip Erdogan urdhëroi dërgimin e një anijeje kërkimore në Mesdheun lindor për të studiuar burimet e gazit dhe naftës. Greqia thotë se shtrati i detit në brigjet e Kretës dhe ishujt e tjerë të rajonit janë territor i saj dhe se Athina ka të drejtë ta shfrytëzojë atë, një pretendim që Turqia e ka hedhur poshtë vazhdimisht, duke thënë se ishujt nuk kanë të drejtë të përdorin atë që njihet si një zonë ekskluzive ekonomike.

Zyrtarët amerikanë nuk kanë dhënë hollësi se për sa kohë luftanija “Hershel Woody Williams” do të qëndrojë në Kretë. Ministri i Jashtëm i Qipros Nikos Christodoulidis tha se forcat nga vendet e Bashkimit Evropian dhe vende të tjera në rajon ka të ngjarë të arrijnë dhe të bashkohen në këtë përpjekje. Ai tha se zyrtarët grekë po përpiqen për këtë dhe e presin këtë grumbullim forcash, ndërsa Athina përpiqet të gjejë një zgjidhje diplomatike. Zoti Christodoulidis përshëndeti rritjen e pranisë ushtarake duke e quajtur atë një provë të vendosmërisë së Perëndimit për të bllokuar atë që ai e quajti ndikim në rritje të Turqisë në rajon.

Analisti Kostas Ifandis, profesor i studimeve ushtarake dhe marrëdhënieve diplomatike, dyshon se demonstrimi i forcës do t’i ndryshojë gjërat. Ai thotë se nëse situata tensionohet më tej, ne mund të shohim mobilizimin e vendeve të tjera si Egjipti. Por, nga këndvështrimi i Bashkimit Evropian, thotë ai, nuk ka të ngjarë që kjo rritje e pranisë ushtarake të ketë ndikim mbi Turqinë sepse partneri i saj më i madh tregtar dhe aleati më i ngushtë, Gjermania, nuk ka gjasa t’i bashkohet një manovrimi të tillë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, vendi i së cilës kryeson presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian, është përpjekur të bindë Athinën dhe Ankaranë që të hyjnë në negociata mbi pretendimet që secila palë ka për të drejtat ajrore dhe detare në rajon. Gjermania nuk është treguar e gatshme për vendosjen e sanksioneve të ashpra kundër Turqisë, por ka këshilluar qeverinë e Ankarasë që të tërheqë anijen e saj kërkimore nga ujërat e debatueshme. Turqia ka thënë se do të vazhdojë studimin e rajonit të kontestuar deri në javën e ardhshme. Por grumbullimi i anijeve, nëndetëseve dhe madje edhe avionëve luftarakë në rajon, ka shtuar frikën e ekspertëve për mundësinë e një aksidenti që do të shkaktonte një konfrontim më të madh midis Greqisë dhe Turqisë. /VOA/

Etiketat e lidhura

Greqi-TurqiKretëluftanija amerikaneRritja e tensioneve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe
Tani

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, ...

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi
Para 8 minutash

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 14 minutash

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara
Para 34 minutash

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.