Rritje e frikshme/ Anglia i afrohet Italisë me numrin e vdekjeve nga koronavirusi brenda 24 orëve
Anglia duket se po i afrohet shifrave të Italisë për sa i përket vdekjeve brenda 24 orëve.
Shkalla e vdekjes nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar është rritur me 50 përqind, pasi brenda 24 orëve kanë humbur jetën 563 njerëz, duke e çuar në total 2.392 viktima.
Rastet pozitive të Britanisë Covid-19 gjithashtu janë rritur – me 29.474 njerëz të infektuar – nga 25.150 dje.
Uellsi pati një rritje të madhe sot me 29 vdekje duke e çuar shifrën totale në 98, ndërkohë në Skoci sot, pati 16 vdekje të tjera – duke e çuar numrin e përgjithshëm në 76.