Rritje e të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19 në Greqi. Athina dhe Selaniku po kthehen në vatra të kuqe

Rritje e shifrave të infektuarve dhe viktimave dhe në Greqi. Të dhënat e fundit flasin për një përhapje sporadike në të gjithë vendin, ndërkohë që në vatra të kuqe po kthehen Athina dhe Selaniku. 254 raste të reja u regjistruan ditën e fundit, nga të cilat vetëm 20 nga turistë apo vizitorë që hynë nga pikat kufitare tokësore dhe ajrore. 98 të infektuar në një ditë në Athinë dhe 67 në Selanik, numër rekord për këto 2 qytete nga fillimi i pandemisë. Në 223 ka arritur dhe numri i viktimave.

Ministri i Mbrojtjes dhe Trajtimit të Krizave, Nikos Hardalias ka deklaruar masa të reja mbrojtëse, duke kufizuar orarin e restoranteve dhe bareve deri më mesnatë e rihapjen jo para 07.00 të mëngjesit për kafenetë. Nuk do lejohen deri në 24 gusht ceremoni me mbi 50 persona, masa më të rrepta në plazhe, bare e restorante me kontrolle të vazhdueshme, maskë e detyruar në rajonin e Atikës për një javë për të gjithë sa kthehen nga lejet, sidomos kur kanë vizituar zona me numër të lartë të infektuarish si dhe do të jepen leje ekstra 1 javë ose punë nga shtëpia për grupe të rrezikshmërisë së lartë.

Ministri bëri thirrje për respektim të masave, pasi Greqia ndodhet një hap para krizës, duke paralajmëruar se nëse shifrat vijojnë me këtë rritëm, hapat e tjera do të bllokojnë tregun dhe dëmtojnë rëndë ekonominë e vendit.

Specialistët e epidemiologjisë në vend, në deklarata televizive kanë propozuar rikthimin e mbylljes lokale, sidomos në Athinë e Selanik, çfarë do të shqyrtohet seriozisht nga organet kompetente, nëse situata vijon problematike, bëjnë të ditur burime qeveritare.

SHKARKO APP