”Rroga 120 mijë paund, shumë e ulët”, ministri jep dorëheqjen: Nuk paguaja dot kredinë

George Freeman dha dorëheqjen nga kabineti qeveritar britanik, kjo pasi nuk mund të përballonte rritjen e kësteve të kredisë me pagën e tij ministrore prej 120 mijë paundësh. Ai tha se një rritje nga 800 në 2 mijë paundë, e këstit të kredisë së tij, ishte një nga arsyet pse ai dha dorëheqjen gjatë rifreskimit të kabinetit qeverisës në nëntor.

”Pse unë dhashë dorëheqjen? Një nga arsyet është sepse kësti i kredisë sime rritet këtë muaj nga 800 në 2000 paundë dhe unë thjesht nuk mund ta përballojë këtë kredi me rrogën si ministër. kjo është ekonomi politike. Ne rrezikojmë ta bëjmë politikën diçka që vetëm donatorët e fondeve të besimit, strategët e rinj dhe sindikalistët e dështuar mund ta përballojnë”, tha ai duke shtuar se pesë role të rëndësishme që ai kishte patur nën pesë kryeministra, më herët, e kishin lënë po ashtu të ezauruar, lodhur dhe në depresion”.

Freeman që është deputet që nga 2010, merrte një rrogë prej 118.300 paundësh. Shpenzimet financiare të tij u shtuan pas divorcit me gruan, një avokate nga e cila u nda në 2014-ën. Ai paguan shpenzimet e mirëmbajtjes për dy fëmijët e tij si edhe shpenzimet e tyre të edukimit. Kështu përveç pagës si deputet prej 86,584 £, ai është i lirë të bëjë edhe punë të dyta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?