Rruga për në ferr, këto janë pasojat e flakëve që po “shkrumbojnë” Kaliforninë

Vazhdon lufta me flakët në Kaliforni ku deri më tani numri i viktimave ka shkruar në 42 ndërsa me qindra të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Zjarret kanë përfshirë vendin prej ditësh tashmë ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuarit dhe mbetjet njerëzore.

Në total, në të gjitha zonat e prekura janë më shumë se 8.000 zjarrfikës të cilët po luftojnë me flakët që shkatërruan më shumë se 7.000 struktura dhe dogjën një sipërfaqe më shumë se 325 kilometra katrorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qindra kafshë janë shpëtuar deri më tani nga zjarri, megjithatë, shumë të tjera nuk kanë qenë kaq fatlume. Një sërë imazhesh të tmerrshme tregojnë një lepur me veshët e djegur dhe qentë me djegie të rënda.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtëpitë në të gjithë shtetin janë evakuuar kur zjarret nisën të përhapeshin , me mijëra ikën bashkë me kafshët e tyre. Mjerisht, shumë të tjerë u lanë pas për shkak të mungesës së kohës.

Mbi 7,000 shtëpi dhe biznese janë shkatërruar nga flakët që të enjten e kaluar kur nisën edhe zjarret.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?