Rrugët alternativë të refugjatëve në Ballkan

Itinerari i deritanishëm ballkanik është thuajse i mbyllur për refugjatët – për këtë Austria ra dakord me shtetet përkatëse ballkanike në Vjenë. Si rrjedhojë, refugjatët dhe kontrabandistët kërkojnë rrugë alternative.

***

“Hapni kufirin!”, thërrisnin sërish qindra njerëz para gardhit kufitar maqedonas në anën greke të kufirit Idomeni. Sërish refugjatët e grumbulluar këtu bllokuan linjën hekurudhore Selanik-Shkup. Kjo për arsyen, se Maqedonia lejon të kalojnë vetëm sirianët dhe irakianët. Edhe këta me kufizime, vetëm pak qindra në ditë. Afganët, që kanë mbetur në kufirin me Serbinë në Tabanovce, nuk kanë më asnjë shans. Siç konfirmon edhe një afgan, me të cilin bisedojmë: “ne nuk e dimë, përse nuk i lejojnë afganët. Policia vetëm na thotë, se nuk lejohet të na e hapin rrugën për të kaluar. Ne nuk e dimë përse.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ka të bëjë me një marrëveshje të shefave të policive të shteteve përgjatë itinerarit ballkanik. Me insistimin e Austrisë kalojnë kufirin çdo ditë më pak se 600 refugjatë . Për këtë arsye rrugët ballkanike janë mbyllur afganët dhe të tjerët. Ky është pikërisht një program punësimi për kontrabandistët, mendon shefi i UNHCR-së në Beograd, Hans-Friedrich Schodder. “Përderisa tani shumë e shohin që nuk kanë më mundësi të udhëtojnë më tej legalisht, nxiten drejt kontrabandistëve dhe si rrjedhojë shfrytëzohen. Këtë ne e shohim çdo ditë…”

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria si vend i mundshëm tranziti

Por sa më e mbyllur që të jetë itinerari kryesor, aq më joshëse bëhen rrugët e tërthorta. Shqipëria po përgatitet për më shumë refugjatë, po përforcon patrullimet në kufirin me Greqinë, Ministri shqiptar i punëve të brendëshme Saimir Tahiri pak para nisjes në një udhëtim shërbimi për në Itali deklaroi: “Unë besoj, se asnjë vend nuk mund ta përballojë i vetëm këtë krizë. Ne duhet të bashkëpunojmë. Por nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Ne jemi të përgatitur dhe po bashkëpunojmë me partnerët tanë. Për një problem europian duhet të ketë një zgjidhje europiane”.

DWelle

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?