Rumania “gdhihet” nën anti-korrupsion, nata e tretë në shesh
Rreth 20 mijë të rinj mbushën sheshin e Universitetit të Bukureshtit në natën e tretë të protestave kundër korrupsionit dhe sistemit që i mbron të korruptuarit.
Sipas tyre, nuk mjafton dorëheqja e një apo dy personave, porse e gjithë qeveria duhet të largohet. Dhe ata duhet të kuptojnë që gjithçka duhet ndryshuar për të zhdukur korrupsionin dhe të korruptuarit, të vijnë me një zgjidhje, me një qeveri teknike, të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme.
"Duam një monarki me një mbret të paanshëm. Një president nuk mund të hedhë poshtë partinë e tij. Vendet më të begata në Europë janë ato me monarki kushtetuese”, thotë një protestues.
Ata kërkojnë ndryshim rrënjësor të politikës dhe adminsitratës publike, të cilën e shohin gjerësisht të korruptua, por edhe lidership të ri dhe klasë të re politike, teksa shenjat për përçarje të koalicionit qeverisës duken të zbehta.
Trazirat në Rumani nisën pas zjarrit që përfshiu një klub nate, si pasojë e të cilit 32 persona humbën jetën.