Rumania voton për presidentin, Iohannis drejt mandatit të dytë

Qytetarët e Rumanisë do t’i drejtohen këtë të dielë kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Sipas gjithë të dhënave paraprake, votuesit pritet të mbështesin presidentin në detyrë Klaus Iohannis, një politikan që ka dhe mbështetjen e Perëndimit për angazhimin e tij për shtetin e së drejtës.

Sondazhet e nxjerrin presidentin 60 vjeçar Iohannis fitues të raundit të parë të zgjedhjeve me 40% të votave, rezultat që do e çojë në një raund të dytë votimi më 24 nëntor.

Presidenti në Rumani emëron kryeministrin, i cili ka fuqi ekzekutive, pasi mban konsultime me partitë politike. Ai mundet gjithashtu që të kthejë ligjet e miratuara nga parlamenti duke i çuar ato për rishqyrtim ose në Gjykatën Kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në garën e së dielës, presidenti Iohannis ka si rivale kryesore lideren e Social Demokratëve dhe ish kryeministren, Viorica Dancila si dhe Dan Barna, i cili është kreu i opozitës së qendrë së djathtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?