Rusët përkujtojnë 63-vjetorin e vdekjes së Stalinit
Disa qindra banorë të Rusisë u mblodhën në kryeqytetin e vendit, Moskë, për të përkujtuar 63-vjetorin e vdekjes së ish-liderit dhe diktatorit të Bashkimit Sovjetik, Josif Stalin. Ceremonia u organizua në Sheshin e Kuq qendror të Moskës.
Një numër i madh i qytetarëve dhe anëtarëve të Partisë Komuniste vendosën lule në varrin e Stalinit, i cili gjendet nën muret e Kremlinit në Moskë.
Stalini ka qenë revolucionar marksist dhe më vonë lider i ish-BSSR-së (1928 – 1953), për 25 vjet me radhë.
KOHA JONË SONDAZH

