Rusia bllokon mediat online që dezinformojnë qytetarët rreth pandemisë
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë tha që do të fillojë të bllokojë të gjitha lajmet e rreme që qarkullojnë në mediat sociale.
Duke filluar nga java e ardhshme, të gjitha postimet në lidhje me pandeminë, nëse përmbajnë “shtrembërim faktesh” apo janë të rreme, do të bllokohen zyrtarisht dhe nuk do të jenë të aksesueshme për qytetarët.
Zyrtarët e Moskës kanë tashmë një aplikacion për gjurmimin e këtyre lajmeve. Ata gjithashtu planifikojnë të nxjerrin një sistem të koduar të cilin do e përdorë policia për të monitoruar situatën përgjatë pandemisë. Rusia deri më tani ka patur 12.000 raste të konfirmuara dhe 94 viktima.
Zyra e prokurorit tha:
Zyra e prokurorit të përgjithshëm vazhdon të marrë masa për të kufizuar hyrjen në burimet e informacionit, kur publikohen lajme të rreme për situatën e lidhur me pandeminë. Njerëzit apo mediat që dezinformojnë, do të marrin gjoba të majme dhe në raste përsëritjeje të shkeljes, do të kenë një mbyllje përfundimtare si burime informacioni.