Rusia dëbon një japonez që u përpoq të mblidhte “informacione të klasifikuara”

Moska dëboi një shtetas japonez për, siç tha, përpjekje për të mbledhur “informacione të klasifikuara”. Ministria e Jashtme e Rusisë tha se një japonez, i cili ka hyrë në Rusi me vizë gazetari, është arrestuar më 25 dhjetor, gjatë përpjekjeve për të mbledhur të dhëna që lidhen me potencialin ushtarak të Rusisë në Lindjen e Largët.

Ministria tha se ai është paralajmëruar për “veprimet e tij të papranueshme” dhe se është dëbuar nga Rusia. Ministria po ashtu thirri në bisedë informative një diplomat japonez dhe i dorëzoi atij një notë proteste në lidhje me incidentin.

Njoftimi i ministrisë ruse vjen një ditë pasi policia e Japonisë arrestoi një ish-punonjës të telekomit japonez Softbank, nën dyshimet se ka vjedhur informacione nga kompania dhe ua ka dorëzuar ato zyrtarëve rusë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia japoneze dyshon se zyrtarët rusë të tregtisë në misionin e Moskës në Tokio janë të përfshirë në spiunazh, thuhet në raportet e mediave. Ambasada ruse në Tokio tha se këto raporte janë për keqardhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?