Rusia: Do të dëbojmë të prekurit me koronavirus

Alarmi për përhapjen me shpejtësi të koronavirusit është kthyer në një shqetësim të madh në të gjithë botën, ku secili shtet ka marrë masa për parandalimin e përhapjes së tij.

Së fundmi duket se Rusia ka vendosur që të dëbojë të huajt e diagnostikuar me koronavirusin e ri, teksa Kina ka fajësuar Shtetet e Bashkuara për nxitje të frikës për shpërthimin e virusit, në vend që të ofrojë ndihmë konkrete.

Kryeministri rus, Mikhail Mishustin këtë të hënë në një takim me kabinetin qeveritar ka thënë se një forum vjetor për investime, që ishte planifikuar të mbahej në Soçi më vonë gjatë këtij muaji, është shtyrë për shkak të virusit.

Aktualisht në Rusi është konfirmuar për dy raste të prekura nga virusi, të cilët janë të dy shtetas kinezë.

Ndërkohë, numri i rasteve të vdekjes si pasojë e virusit në Kinë ka arritur në 362, derisa rreth 17,300 persona janë infektuar me koronavirusin e ri në shumë vende të botës.

“Virusi i ri është shtuar në listë të sëmundjeve shumë të rrezikshme. Kjo gjë do të na lejojë neve të dëbojmë shtetas të huaj, nëse ata diagnostikohen me një sëmundje të tillë”, ka thënë Mishustin. Njoftimi i Mishustinit ka ardhur disa orë pasi Shtetet e Bashkuara kanë thënë se planifikojnë të marrin shtetasit amerikanë nga provinca kineze Hubei, ku ka shpërthyer fillimisht virusi.

SHKARKO APP