FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rusia gjen shkakun pse vd*iq në burg kritiku i Puninit: Alexei Navalny pësoi…

Opozitari më i zëshëm kundër presidentit Vladimir Putin, Alexei Navalny vdiq në moshën 47 vjeçare. Njoftimin e dhanë autoritetet e një burgu federal rus në veri të rrethit Arktik, ku Navalni vuante dënimin me burg.

Sipas Kremlinit, 47-vjeçari ishte ndjerë keq dhe ishte rrëzuar përdhe, teksa ecte në koloninë penale IK-3 në Kharp, rreth 1900 km në veri lindje të Moskës. Figura më e njohur e opozitës, u bë i famshëm më shumë së një dekadë më parë, kur nisi të sulmonte klasën politike rreth presidentit Putin, dhe ngriti pretendime për korrupsion të shkallës së gjerë.

Prej kohësh, ka qenë një gjemb në këmbe për presidentin Putin, duke bërë fushatë kundër partisë në pushtet, Rusia e Bashkua dhe duke orkestruar disa prej protestave më të mëdha antiqeveritare që janë parë në vite.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?