Rusia hedh poshtë pretendimet për sulmet në Siri

Rusia ka mohuar kategorikisht akuzat për krime lufte dhe bombardimin e spitaleve në Siri. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ata që bëjnë deklarata të tilla nuk janë të aftë ti mbështesin ato me prova. Të paktën 50 persona janë vrarë nga sulmet raketore në të paktën katër spitale dhe në një shkollë në veri të Sirisë të hënën. Ndërkohë i dërguari i OKB-së në Siri  ka thënë se qeveria siriane ka për detyrë të lejojë dërgesat e ndihmës dhe se kjo do të testohet të mërkurën.
Staffan de Mistura ka takuar Ministrin e Jashtëm sirian, Walid Muallem në kryeqytetin Damask.

Burimi: BBC/ Sidorela Lepri

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?