Rusia i përgjigjet SHBA: Sy për sy, e dhemb për dhemb!
Ditët e shkuara SHBA ka shtuar presionin kundrejt Rusisë duke deklaruar se do të vendosin trupa përgjatë kufirit me Rusinë nëpërmjet NATO-s.
Qëllimi është ndalimi i agresionit rus drejt Europës.
Por nuk ka ndenjur duarkryq Rusia.
Kundërpërgjigja ka ardhur menjëherë nga përfaqësuesi rus në NATO, Aleksandër Grushko.
“SHBA po vijon të përforcojë prezencën e tyre në Europë. Është mëse e qartë që ne nuk do rrimë të shikojmë teksa ata na kërcënojnë. Do marrim asat e nevojshme për të balancuar lëvizjet e tyre. Po presim të kuptojmë përmasat reale të forcës ushtarake që do të vendoset në lindje të Europës, përpara se të reagojmë. Reagimi ynë do jetë i fortë në rast kërcënimi”, tha Grushko.
Rusia ndërkohë ka marrë masat e para duke vendosur dhjetra raketa në Kaliningrad, pikën më të rëndësishme të saj në lindje të Europës.
Grushko gjithashtu mohoi se avionë spiunë amerikanë mund të kenë kaluar në territorin rus.
“Është thjesht propaganda e një gjenerali amerikan”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

