Rusia kërcënon Perëndimin: Përplasje nëse trupat evropiane futen në Odesa

Kina dhe Ukraina janë përfshirë në një konflikt të heshtur midis tyre. Sipas presidentit Volodymyr Zelensky, dy ushtarë kinezë janë arrestuar në Ukrainë, pasi dyshohet se kanë luftuar përkrah ushtrisë ruse. Ai kërkoi një shpjegim nga Pekini për incidentin dhe i bëri thirrje Perëndimit të përgjigjet. .
Kina hodhi poshtë pretendimet e Ukrainës. Qeveria kineze u ka kërkuar gjithmonë qytetarëve të saj që të qëndrojnë larg zonave të konfliktit të armatosur dhe të mos marrin pjesë në veprimet ushtarake nga asnjëra palë.
Kurse Rusia ka ngritur alarmin e një plani për zbarkimin e trupave franko-britanike në portin e Odesës. ”Çdo prani e trupave të NATO-s në Ukrainë, pavarësisht flamurit, shenjave dhe mandatit të deklaruar, do të konsiderohet nga Rusia si një kërcënim për sigurinë e saj dhe do të mbartë rrezikun e një përplasjeje të drejtpërdrejtë me të gjithë Aleancën”. Kështu deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova në një konferencë për mediat.