Rusia, letër OKB-së: Turqia, furnizim të paligjshëm armësh në Siri
Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB, Vitalij Çurkin, i ka dërguar një letër Kryetarit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën paraqiti të dhëna që Turqia po kryen furnizimin e paligjshëm me armë dhe municione të territoreve siriane nën kontrollin e ISIS-it.
Ja tezat e parashtruara në letrën e z. Çurkin:
– furnizuesi kryesor i militantëve të ISIS-it me armë dhe pajisje ushtarake është Turqia, e cila përdor për këtë qëllim organizata joqeveritare;
– kjo punë kontrollohet nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës së Turqisë;
– transporti kryhet kryesisht me makina, përfshirë këtu edhe autokolona me ndihma humanitare.
KOHA JONË SONDAZH

